Sulmi i djeshëm ndaj njësisë policore ALFA, me ç’rast një polic u vra dhe dy u plagosën, shërbeu si pretekst i radhës për të ndërmarrë operacione të përmasave të gjëra të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve në Maqedoni, ka thënë në një komunikatë për media kryetari Bashkimit Demokratik Shqiptarë, Bardhyl Mahmuti.
Ai është shprehur se Qeveria e Maqedonisë, është e vetëdijshme për dhunën permanente të këtyre njësive policore kundër shqiptarëve dhe enda pa filluar hetimet dhe pa gjetur ekzekutorët e këtij atentati drejtuan gishtin kundër shqiptarëve.
Mahmuti shprehet se bllokimi i djeshëm i të gjitha pikave kufitare në drejtim të Kosovës dhe Shqipërisë dhe maltretimi i kalimtarëve shqiptarë, shtimi i prezencës së policisë dhe aparateve të dhunës në vendbanimet shqiptare në nivelin e prezencës që kishin gjatë luftës së vitit 2001, shtetrrethimi i pashpallur i vendbanimeve shqiptare të Shkupit me rrethinë dhe të Kumanovës me rrethinë, bëri që shqiptarët të përjetojnë një natë tmerri dhe terrori, dhunë dhe maltretime, bastisje dhe arrestime gjatë tërë natës.