Përballja e kampioni në bote Nuri Seferi në versionin GBU me turkun Muhamed Ali Durmaz do të zhvillohet në Shkup më datë 28-nëntor dhe ekskluzivisht do të transmetohet në TV Alsat.
Nuri Seferi me tone optimiste dhe mjaft emocione e pret meçin e 28-të nëntorit përbalë turkut Muhammed Ali Durmaz. Ai sot ka arritur në Shkup dhe pret që atë natë të gjithë shqiptarët ti gëzoj me një fitore dhe njëherit të ju uroj ditën e Flamurit.
"Dëshira, qëllimi dhe synimi im është që mos i zhgënjej të gjithë tifozët e mij dhe së dyty unë nuk kam hequr dorë kurrë nga flamuri ynë. Pa marë parasyshë se ku kam luftuar në Rusi, Gjermani apo dikund tjetër , unë kurrë nuk kam hequr dorë që ta çojë lartë flamurin shqiptar dhe normalisht jam tejet i emocionuar që në këtë ditë të madhe, më 28 Nëntor të zhvillojë edhe një luftë për gjithë tifozët dhe kombin tim", thotë kampioni në bote në GBU Nuri Seferi.
Gjithnjë Nuriu ka pasur dëshirë të boksoj në një nga qendfart Shqiptare dhe tani ju dha mundësia të boksoj në Shkup ku edhe mbron titullin e kampionit në Versionin GBU.
"Që nga fillimi i karierës time ka qenë një ëndërr që shumë pak kam menduar që mund të realizohet, por falë Zotit dhe miqëve të mi, mu dha kjo mundësi që të boksoj në një qendër shqiptare siç është Shkupi", shprehet Nuri Seferi.
Lufta ndërmjet Nuri Seferit dhe Turkut Muhamed Ali Durmaz do të zhvillohet të premten në Paletrën sportive Boris Trajkovski dhe ekskluzivisht do të transmetohet në Alsat.
Besnik Shabani