R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    Slogani "Jemi Një", do ta përshkojë festën e Flamurit

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 133
    Registration date : 21/11/2008

    Slogani "Jemi Një", do ta përshkojë festën e Flamurit Empty Slogani "Jemi Një", do ta përshkojë festën e Flamurit

    Mesazh  Admin Wed Nov 26, 2008 5:02 pm

    "Jemi Një" do të jetë slogani i cili do të mbretërojë për nder të festës së 28 Nëntorit, në Prishtinë.
    Albin Kurti nga Lëvizja "Vetëvendosja" tha se domethënia e këtij slogani është se populli shqiptar në Kosovë festën e 28 Nëntorit, do ta festoj njësoj si të gjithë shqiptarët jashtë territorit të Kosovës.
    "Rrjeti i organizatave shqiptare ku bënë pjesë edhe "Lëvizja Vetëvendosja" dhe ku janë gjithsej 18 organizata nga të gjitha viset e banuara me shqiptar në Ballkan e ka bërë për slogan të vetin këtë radhë shprehjen "Jemi një", prandaj ne mendojmë që me 28 Nëntor duhet të festojmë si një komb, ndonëse i ndarë prej kufijve të vet”, tha Albin Kurti nga Lëvizja “Vetëvendosja”.
    Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim tha se situata e ndërlikuar politike në Kosovë që po mbretëron rreth 6 pikëshit të propozuar nga Ban Ki Muni, ka detyruar qe të hiqet dorë nga demonstrata për mbrojtjen e festës 28 nëntori si festë kombëtare.
    "Situata e ndërlikuar që po mbretëron kohëve të fundit rreth 6 pikëshit,neve na ka detyruar të heqim dorë nga shumëçka nga ajo çka kemi planifikuar, ne kemi paraparë demonstrata kundër atij ligji kemi parapa një manifestim shumë më madhështor ,mirëpo tash jemi kufizuar vetëm në një konferencë për shtyp, dhe një protestë simbolike që do ta mbajmë para kuvendit", deklaroi Avni Klinaku kryetar i Lëvizjes për Bashkim.
    Për qytetarët e Kosovës festa e 28 Nëntorit mbetet festë kombëtare, andaj ata shprehen të lumtur që e festojnë për herë të parë ne liri.
    Qytetarë: "Këtë vit festën e 28 Nëntorin e presim në këto kushte,në këto rrethana, në liri gati të plotë me thanë,besoj se edhe këtu duhet një organizim në nivel më të lartë"
    Qytetare: "Shqiptarët sivjet festën e 28 Nëntorit,duhet ta festojnë në mënyrë dinjitoze, se ky vit është vit i sprovave të mëdha për Kosovën."
    Qytetar: "Sigurisht është festë kombëtare e flamurit kombëtarë andaj kemi pjesë edhe ne populli shqiptarë anë e kënd trojeve shqiptare për ta festuar".
    Me rastin e festës së 28 Nëntori në Prishtine do të organizohen manifestime të ndryshme. Përveç koncertit që dot mbahet, rrjeti i organizatave ka përgatitur një panair, ku do të marrin pjesë prodhues dhe zejtarë nga të gjitha viset e banuara me shqiptarë. Gjithashtu në teatrin Oda në Prishtinë do të valojnë 69 flamuj për ta shënuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

      Ora është Tue Jun 18, 2024 3:53 am