R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    A e di pozitën tënde tek iblisi i mallkuar ?

    el presidente
    el presidente


    Numri i postimeve : 18
    Registration date : 21/11/2008

    A e di pozitën tënde tek iblisi i mallkuar ? Empty A e di pozitën tënde tek iblisi i mallkuar ?

    Mesazh  el presidente Sat Nov 22, 2008 3:53 pm

    A e di pozitën tënde tek iblisi i mallkuar ?

    Iblisi i mallkuar disponon me gjashtë (6) metoda për të depërtuar në zemrën tënde, e cila duhet të jete e lidhur vetëm me Allahun s.w.t.
    Në mënyrë që të jeshë i kujdesshëm ndaj tij dhe të gjykosh për vetën tënde se deri ku ka arritur të të nënshtrojë djalli i mallkuar patjetër duhet t'i mësosh keto rrugë,dhe nese e gjen vetën në pozita të larta dije se ke arritur të jeshë armik i iblisit të mallkuar…Allahu të ndihmoftë!
    Metoda e pare:
    Të thote behu mosbesimtar! Nese ti e ben këtë atëherë ai gjene knaqesi dhe me nuk interesohet për ty.
    Metoda e dytë:
    Nëse shpeton prej së parës atëherë ai t'a zbukuron bidatin ( risin) në fjalë apo vepra, kështuqë ti mendon se je në të vërtetën dhe harron se cdo bidat është humbje dhe cdo humbje shpie në zjarrë.
    Metoda e tretë:
    Nëse shpëton prej së parës dhe të dytës atëherë ai kalon në të tretën, e cila është "Mëkati i madh",në mënyre që të të bëjë ty të bësh mëkate,por me pendim të sinqertë dhe kërkim falje ( istgfar),Allahu s.w.t t'i falë mëkatet. Dijetarët kanë thënë: Nuk ka mëkat të vogël me këmbëngulësi në të sikurse që nuk ka mëkat të madh me pendim".( dtth: mëkati i vogël nëse përsëritet bëhet i madh ndërsa mëkati i madh nëse pendohesh dhe kërkon falje shlyhet)
    Metoda e katërtë:
    Nëse ke shpëtuar nga metodat e mëparme atëherë ai të nxit për në mëkatet e vogla,që te jene prezente me ty cdoherë, në mënyrë që shperblimi yt tek Allahu s.w.t të mangesohet-pakesohet dhe të mos arrish gradat e larta në Xhennet me të sinqertit dhe dëshmorët.Nëse pendohesh dhe hjekë dore prej tyre , Allahu s.w.t do t'i fale mëkatet e vogla…
    Metoda e pestë:
    Nëse pendohesh prej tërë këtyre që më parë i përmendëm atëherë ti llogaritesh prej atyre që kane arritur grada të larta tek Iblisi ( dhe vështirë e ka të të mundë), kështuqë të vie nga nje derë tjetër e ajo është: T'i favorizosh gjërat me më pak shpërblim ndaj atyre me më shumë shpërblim. Psh: Të bën ty t'i largosh ca pengesa të vogla nga rruga,megjithqë kjo është prej degëve të Imanit,por,prapëseprapë nuk është prej më të mirave.
    Metoda e gjashtë dhe e fundit:
    Nëse ke shpëtuar prej të gjitha kurthave të tij atëherë ai mundohet të vë në përdorim mjetet dhe metodat më të vështira,me të cilat disponon dhe prej të cilave nuk kanë shpëtuar as Pejgamberët Alejhim selam.Kjo metodë apo kurthë është: Mbizotrimi i familjes,të afërmëve dhe njerzve ndaj teje duke të sharë,fyer,persekutuar dhe nëncmuar.
    Tani a e mësove pozitën tende tek iblisi i mallkuar?

      Ora është Thu Nov 21, 2024 5:52 am