R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    PSE FEMRAT QAJNË?

    el presidente
    el presidente


    Numri i postimeve : 18
    Registration date : 21/11/2008

    PSE FEMRAT QAJNË? Empty PSE FEMRAT QAJNË?

    Mesazh  el presidente Fri Dec 05, 2008 10:01 am

    PSE FEMRAT QAJNË?
    Shkruar nga I panjohur (Përktheu: B. Dauti)

    Një djalosh i vogël e pyeti nënën e tij:
    - “Pse qanë?”
    - “Sepse kam nevojë” - tha ajo.
    - “Nuk po të kuptoj” - tha ai.
    Nëna e tij vetëm e përqafoi atë, dhe i tha:
    - “Edhe kurrë nuk do ta kuptosh!”
    Më vonë djaloshi i vogël e pyeti babanë e tij:
    - “Pse nëna qanë pa arsye?”
    - “Të gjitha femrat qajnë pa arsye” - babai i tij u përgjigj pa kujdes.
    Djaloshi i vogël, ende duke e pyetur veten pse gratë qajnë, më në fund e pyeti shejhun (një dijetar).
    - “Ai me siguri e din përgjigjen” - mendoi ai.
    - “O shejh! Pse gratë qajnë aq lehtë?”
    Shejhu iu përgjigj:
    - “Kur Allahu krijoi gruan e bëri atë shumë të veçantë. I bëri supet e saj aq të fuqishme që të mbajnë peshën e botës.
    I dha asaj fuqi të brendshme që të durojë lindjen e fëmijës, edhe refuzimin që vjen prej fëmijës së saj.
    I dha asaj fuqi që e mban atë të vazhdojë më tutje kur të tjerët dorëzohen, dhe të kujdeset për familjen e saj përgjatë sëmundjeve dhe lodhjeve pa u ankuar.
    I dha asaj ndjeshmëri që t'i dojë fëmijët e saj në të gjitha rrethanat, bile edhe kur fëmija i saj e lëndon atë shumë rëndë.
    I dha asaj fuqi ta durojë burrin e saj për gabimet që bën ai dhe i dha formë asaj prej brinjës së tij që ta mbrojë zemrën e tij.
    I dha asaj mençuri të kuptojë se burri i mirë asnjëherë nuk e lëndon gruan e tij, por ndonjëherë e vë në provë fuqinë e saj dhe vendosmërinë e saj që të qëndrojë prapa tij e vendosur.
    Dhe së fundi, Ai i dha asaj një lot. Këta lot janë të saj dhe ajo mund t'i përdorë kurdo qoftë që ka nevojë ajo për ata (lot).
    I nevojiten pa arsye, pa sqarime, ata janë të saj (lotët)”.
    - “E sheh biri im, bukuria e gruas nuk është ne veshjen e saj që ajo e vesh, apo bukuria e fytyrës së saj, ose mënyra se si ajo krehë flokët e saj. Bukuria e gruas duhet të shikohet në sytë e saj, sepse ajo është rruga drejt zemrës së saj-vendi ku dashuria jeton.”
    Djaloshi i vogël e mori përgjigjen e tij dhe kurrë nuk e bëri atë pyetje përsëri.

      Ora është Thu Nov 21, 2024 12:33 am