DITA E TË DASHURUARVE
Shkruar nga Dr. Muhammed El-Arifi (Nga arabishtja: Jusuf Kastrati)
Falënderimi i takon Allahut dhe paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Allahu i Lartësuar zbriti këtë fe, porse njerëzit ende vazhdojnë të kenë përkatësi të ndryshme fetare (jehudë, të krishterë, idhujtarë, zjarrputistë, etj.) dhe secili grup ka tradita dhe ceremoni, me të cilat dallohet nga të tjerët.
Allahu i Lartësuar zbriti islamin dhe caktoi për muslimanët rite dhe ceremoni me të cilat shquhen nga të tjerët dhe urdhëroi ata të mos i ngjajnë ithtarëve të feve tjera, ku bëjnë pjesë edhe festat e tyre. Jobesimtarët kanë festa të veçanta për ta, kremtimi i të cilave është i ndaluar për muslimanët. Poashtu, edhe muslimanët kanë festa që janë të veçanta për ta, në të cilat nuk marrin pjesë jobesimtarët. Prej festave të jobesimtarëve, të cilat përpiqen t'i përhapin në mesin e muslimanëve është "Dita e të dashuruarve", gjegjësisht "Shën Valentini". Kjo është një festë idhujtare krishtere, të cilën e shpiku një prift i krishterë. Ai mblidhte të dashuruarit dhe të dashuruarat dhe bënin disa lloj shfrenimesh në emër të dashurisë dhe merrnin ngjyrën e kuqe për simbol të tyre. Takimet e shthurjes, mashtrimit dhe paturpësisë vazhdojnë të jenë moto e tyre edhe sot e kësaj dite.
Kremtimi i kësaj feste ndalohet për disa arsye:
1. Kjo festë në esencë është festë shthurjeje dhe shfrenimi.
2. Kremtimi i saj është përngjasim me jobesimtarët, e kush i përngjan një populli është prej tyre dhe do të ringjallet me ta.
3. Ndjekja e tyre në këtë festë shpie deri te pasimi i tyre edhe në vepra tjera.
4. Kremtimi i kësaj feste çon në sjelljen e manifestimeve të jobesimtarëve në mesin tonë dhe përhapjen e ceremonive të tyre në kanalet dhe tregjet tona.
5. Allahu i Lartësuar ka përbuzur festat e jobesimtarëve, ka ndaluar nga pjesëmarrja në to dhe i ka quajtur gënjeshtra. Zoti ynë ka thënë: "(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet." (Kur'an 25:72)
6. Ndjekja jonë e jobesimtarëve nxit ata të fusin traditat dhe ceremonitë e tyre në mesin tonë.
7. Manifestimi i ceremonive të krishtera nga ana jonë, nëpërmjet kremtimit të festave të tyre dhe veshjes së rrobave të tyre i bën ata të ndihen krenarë dhe ta ndiejnë veten më të mëdhenj se ne dhe ua shton atyre përqeshjen ndaj Islamit dhe muslimanëve. Në këtë mënyrë ata largohen nga hyrja në islam dhe presin që ne t'i pasojmë ata, e jo ata neve.
Andaj, në asnjë mënyrë nuk lejohet kremtimi i kësaj feste; as duke veshur rroba të kuqe, e as duke shkëmbyer dhurata, letra apo ëmbëlsira.
Nuk lejohet blerja e luleve të veçanta për këtë festë. ”Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.” (Kur'an 5:2)
Nuk lejohet pranimi i dhuratave dhe ëmbëlsirave që i kushtohen kësaj feste.
Obligohet kundërshtimi i çdokujt që shfaq qoftë edhe më të voglin manifestim të kremtimit të kësaj feste, qoftë me veshjen e tyre, me fjalët e tyre, e kështu me radhë... Kush prej jush sheh ndonjë të keqe le ta ndryshojë atë. (Thënie e të Dërguarit)
Për fund i drejtohem çdo të riu dhe të reje, duke thënë:
“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët.” (Kur'an 5:51)
”O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush, as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Keni dro All-llahun, po qe se jeni besimtarë.” (Kur'an 5:57)
Lus Allahun e Madhërishëm t'na ruajë besimin dhe fenë tonë... Amin.