R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    Fried: "Shtrirja e EULEX-it - hap përpara"

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 133
    Registration date : 21/11/2008

    Fried: "Shtrirja e EULEX-it - hap përpara" Empty Fried: "Shtrirja e EULEX-it - hap përpara"

    Mesazh  Admin Thu Nov 27, 2008 5:11 am

    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, i tha BBC-së se vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shtrirjen e EULEX-it në gjithë Kosovën është një goditje për ata që duan ndarjen e saj dhe është një hap për të konsoliduar një Kosovë të bashkuar.

    Ai tha se EULEX-i do të veprojë sipas Rezolutës 1244, që është e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes së misionit, sipas tij, do të jetë konsolidimi i institucioneve të Kosovës.
    Misioni i EULEX-it, tha ai, do të veprojë në një Kosovë të pavarur, të pandarë dhe sovrane.
    Zoti Fried tha se Kosovës i është njohur e drejta sovrane që ta kundërshtojë gjashtëpikëshin e OKB-së dhe shtoi se çdo marrëveshje në të ardhmen duhet të negociohet, të diskutohet dhe të konsultohet me qeverinë e Kosovës.
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit e vlerësoi si shumë të suksesshme dhe të rëndësishme mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u miratua një Deklaratë Presidenciale, me të cilën mundësohet vendosja e misionit evropian për drejtësi dhe polici. (BBC)

      Ora është Sun May 19, 2024 8:21 am