R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    Vritet një polic, dy të tjerë plagosen rëndë

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 133
    Registration date : 21/11/2008

    Vritet një polic, dy të tjerë plagosen rëndë Empty Vritet një polic, dy të tjerë plagosen rëndë

    Mesazh  Admin Wed Nov 26, 2008 4:57 pm

    Ministrja e Brendshme Gordana Jankulloska njoftoi se Afrim Arifi 39 vjeç, pjestar i njësisë ALFAT, është vrarë, ndërsa dy kolegë të tij janë plagosur rëndë.
    Ngjarja ndodhi në mesditë në parkingun e Fakultetit të Shkencave Natyrore. Ministrja sqaroi se persona të panjohur dhe me maska, i kanë ndjekur Alfat nga fshati Hasanbeg deri në Fakultet dhe aty kanë qëlluar me armë zjarri.
    “Ministria e punëve të brendshme do të përgjigjet në mënyrë të ashpër kundër këtij sulmi ndaj patrullës policore dhe kundër sjelljes së këtillë. Ne do të vazhdojmë me luftën kundër krimit dhe grupeve kriminale. Është dhënë urdhër për kontroll të automjeteve dhe bllokim të pikave kufitare. Bëhen analiza të xhirimeve prej kamerave të sigurimit të fakultetit, ekspertizë të plumbave si dhe janë marrë në biseda informative të gjithë personat që mund të japin informata të dobishme.“, deklaroi ministrja e brendshme Gordana Jankulloska.
    Dy pjestarët e Alfave të cilët mbetën të plagosur, janë dërguar menjëherë në spitalin e Shkupit. Identiteti i të plagosurëve nuk është bërë i ditur. Njëri prej tyre është në gjendje kritike ndërsa tjetri është jashtë rrezik jete dhe është operuar në spitalin e qytetit.
    “Në Klinikën e Kirurgjisë së Qytetit është hospitalizuar një pacient i lindur në vitin 1971 me plaga të rënda në dorën dhe këmbën e djathtë. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë dhe shpresojmë se në ditët e ardhshme do të dërgohet për kurim shtëpiak “, thotë drejtor i spitalit të Shkupit Viktor Kamillovski.
    Ministrja Jankulloska tha se kanë nisur hetimet e menjëhershme për zbulimin dhe kapjen e autorëve dhe se janë bllokuar të gjitha pikat kufitare. Ajo nuk përjashtoi mundësinë që motivi i sulmit të jetë hakmarrje për ndonjë aksion të mëparshëm të njësitit ALFA.
    Studentët të frikësuar nga ajo që kishte ndodhur pranë fakultetit të tyre, nuk deshën të prononcohen për atë që kishte ndodhur. Të pyetur nga Aslat nëse kishin parë ndonjë gjë, ata përgjigjeshin shumë shkurt.
    Breshëria e plumbave ndaj pjestarëve të ALFA-s ka përfunduar edhe në godinën e fakultetit. Pas ngjarjes, ka pasur një mobilizim të madh të forcave policore që janë vërejtur në të gjitha rrugët e Çairit, Butelit dhe Shuto Orizares.
    Frosina Pandurska

      Ora është Sun May 19, 2024 10:02 am