R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    LETRA E NËNËS

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 133
    Registration date : 21/11/2008

    LETRA E NËNËS Empty LETRA E NËNËS

    Mesazh  Admin Thu Nov 27, 2008 9:45 am

    Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote e gjorë, kam turp që po e shkruaj, por pas një pavendosmërie dhe pritjeje të gjatë, e kapa lapsin disa herë, por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë dhe zemra nuk më lejoi.

    O biri im! Pas një kohe të gjatë, shoh se je bërë djalë siç ke coptuar zemrën time.

    O biri im! Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur mjekja më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbarta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, haja e merrja frymë me vëhtirësi por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurinë për ty, por ajo shtohej dita ditës mezi prisja t të shihja. Të mbarta o biri im, vështirësi pas vështirësie, dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua (në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde e ajo për mua ishte rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha; u përballa me vdekjen disa herë e më pas dole në jetë, qarja jote u përzie me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.

    Biri im! Kaluan vite e unë të mbaja në kraharor, të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që ti të flije, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim të më kërkoje diçka e unë të ta jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë . Kaluan ditë e netë dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gjidhënëse e gëzuar, shërbëtore e papërtuar dhe pa ngrënë derisa u rrite, u bëre djalosh, t`u shfaqen shenjat e para të burrërisë e unë rendja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës m`u coptua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vshtira dhe shoh se nuk je m ai që njoh, më mohove dhe e harrove të drejtë n time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.

    O biri im! Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktë n në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.
    Biri im! Jam dobë suar më kanë lodhur vuajtjet e më kanë kapur së mundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi e pë rsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të të nderonte dikush një ditë, do t?i ishe mirënjohes tërë jetën, e nëna jote të ka bërë kaq mirësi e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk e shpë rblen, ka qenë shë rbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t?ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhë sia!
    Biri im! Sa herë dë gjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem edhe unë, por po habitem, çfarë gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton e nuk do të më shohësh në sy, a të kam pakësuar të drejtën tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtorjeje të thjeshtë e jepi hakun asaj. Trego pak butësi pë r mua, ma jep shpë rblimin tim e sillu mirë se Allahu i do ata që sillen mirë .

    O biri im! Dua t të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo ta shikoj pamjen e fytyrës të nde.

    O biri im! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jeshë në jetë e njerzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.

    O biri im! A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të pë rvuajtur që e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mërzia, ia shkatërrove ndjenjat, ia zemë rove zemrën sa që iu thanë lotët.
    Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemë rimin, se nëse lutja ime do t?i kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku im e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.
    Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o bir të jesh shpirti im, gë zimi dhe pranvera e jetës sime. Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bë hesh edhe ti plak e shpërblimi është sipas punës, e ke për t?i shkruar letë r djalit tënd me lot në sy, siç po të shkruaj unë, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

    O biri im! Ki frikë Allahun ndaj nënës tënde, ndalja lotë t, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për veten e tij e kush sillet keq e ka po për veten e tij.


    All-llahu i shperbleft ata qe e pergaditen kete artikull...Ata qe e shperndajn dhe rishperndajn dhe ata qe e lexojn. Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetullahi Ue Beraketuhu.

      Similar topics

      -

      Ora është Sun May 19, 2024 10:36 am