R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    Është gjetur makina e sulmuesve të Alfave

    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 133
    Registration date : 21/11/2008

    Është gjetur makina e sulmuesve të Alfave Empty Është gjetur makina e sulmuesve të Alfave

    Mesazh  Admin Thu Nov 27, 2008 5:13 am

    Makina me të cilën është kryer sulmi mbi Alfat është gjetur mbrëmë në afërsi të Shkupit, ndërsa policia ndaloi për bisedë informative më shumë se dhjetë persona.

    Këtë për Makfaks-in e deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski, duke paralajmëruar se gjatë ditës do të lajmërohen më shumë detaje lidhur me hetimin për sulmin e djeshëm mbi ekipin policor, në të cilin një pjesëtar i Alfave humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën.
    Kotevski sqaroi se automjeti është gjetur në Rrugën e Kuçevishtes, ndërsa personat e arrestuar janë duke u marrë në pyetje, për shkak të lidhshmërisë së mundshme me rastin.
    Mbi patrullën policore dje në mesditë është shtënë në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror nga një automjet në lëvizje. Sulmuesit kanë qenë me automjetin "Golf" me ngjyrë të errët dhe xhama të hijezuar.

      Ora është Thu Mar 28, 2024 5:55 am