R.ILIRIDA

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
R.ILIRIDA

    Edhe Juve dëshiron Benzeman

    el presidente
    el presidente


    Numri i postimeve : 18
    Registration date : 21/11/2008

    Edhe Juve dëshiron Benzeman Empty Edhe Juve dëshiron Benzeman

    Mesazh  el presidente Fri Nov 28, 2008 3:12 pm

    Edhe Juve dëshiron Benzeman

    Juventus u është bashkëngjitur rivalëve të Serie A, Milan dhe Inter, për të kërkuar shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema.
    “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Zonja e Vjetër është gati të bëjë një ofertë për francezin, mirëpo për ta transferuar atë duhet të konkurroje me gjigantët nga qyteti i Milanos.

    Duke marrë në konsideratë lajmet e fundit, se Interi është vënë pas sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, ndërsa Milani dëshiron asin e Barcës, Samuel Eto'o, bardhezinjve mund t’u jepet mundësia që ta transferojnë sulmuesin e jashtëzakonshëm.

    Mirëpo, ajo që e pengon këtë transferim është çmimi i lartë i lojtarit. Bosi i Lyonit, Jean Michel Aulas, ka deklaruar se ai nuk do ta lejojë yllin e tij të largohet për një vlerë më të ulët se 100 milionë euro.

    Ndërkaq për ta arritur këtë vlerë, Juventusi duhet ta shesë portierin Gianluigi Buffon te Manchester City.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 4:59 am